Komunisti Isa Mustafa: Gjuha e Vjosa Osmanit si e 'Zërit të Popullit' në Shqipëri

Komunisti Isa Mustafa: Gjuha e Vjosa Osmanit si e 'Zërit të Popullit' në Shqipëri

20:54, 02/12/2020

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka folur pas humbjes së Llapit, duke shtuar se Albin Kurti ka vepruar mençur pasi mori një kandidat si Shpejtim Bulliqi i cili njihet mjaft mirë atje në rrethin e Podujevës, shkruan Syri.net Kosova.

Derisa ka shtuar se tetorin e ardhshëm LDK-ja do të bëjë gjithçka për ta kthyer pushtetin lokal atje.

E fajet, Mustafa i sheh edhe të mandati gjysmak, të cilin edhe LDK nuk e ka marrë shumë seriozisht.

Por ai ka theksuar se janë të gatshëm, që t'i përgjigjen ftesës për zgjedhje kur të vendoset që kjo do të ndodhë, pavarësisht sondazheve.

Mustafa ka befasuar duke shtuar se disa njerëz të LDK-së, i kanë dhënë mbështetje fitores së Vetëvendosjes në Podujevë, duke përmendur Vjosa Osmanin, por edhe deputetin, Haxhi Avdylin.

Derisa duke folur për Vjosa Osmanin, ai ka theksuar se gjuha e saj, i ngjan atij të 'Zërit të Popullit' në Shqipëri, duke harruar se vetë ka qenë komunist i madh madje.

Kreu i LDK-së, komentet i bëri në Rubikon me Adriatik Kelmendin.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco