Nagavci: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese tepër i rëndësishëm, vendi ka nevojë urgjente për zgjedhje

Nagavci: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese tepër i rëndësishëm, vendi ka nevojë urgjente për zgjedhje

15:04, 02/12/2020

Deputetja e VV-së njëherësh nënkryetare e Kuvendit nga ky subjekt politik, Arbërie Nagavci, ka theksuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me rastin e deputetit Arifi është i një rëndësie të jashtëzakonshme.

Nagavci thotë se legjitimimi i deputetëve të zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme, legjitimon krimin dhe kriminelët në Kuvend.

"Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme e përcakton qartë që dënimi i një anëtari të Kuvendit për vepër penale është pengesë absolute, dhe tutje e ndalon shprehimisht kandidimin për t’u zgjedhur deputet të një shtetasi të Kosovës nëse është shpallur fajtor për vepër penale me një veprim të prerë në tre vitet e fundit” shkruan Nagavci .

Nagavci në shkrimin e saj, thekson se vendi ka nevojë urgjent për zgjedhje të reja për t’u bërë ç’kapja e institucioneve .

Postimi i plotë:

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me rastin Arifi është i një rëndësie të jashtëzakonshme.

Legjitimimi i deputetëve të zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme, legjitimon krimin dhe kriminelët në Kuvend. Shitblerja e votës përveç se me favore e të mira publike do të bëhet e zakonshme edhe me paratë e krimit. Kjo s’duhet lejuar dhe s’guxon të ndodhë.

Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme e përcakton qartë që dënimi i një anëtari të Kuvendit për vepër penale është pengesë absolute, dhe tutje e ndalon shprehimisht kandidimin për t’u zgjedhur deputet të një shtetasi të Kosovës nëse është shpallur fajtor për vepër penale me një veprim të prerë në tre vitet e fundit.Vendi ka nevojë urgjente për zgjedhje të reja, çkapje të institucioneve e rregullim politik dhe njëkohësisht dhe për rregullim të gjendjes juridike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco