Seanca e Kushtetueses: Vihet në pikëpyetje edhe formimi i Kuvendit dhe Qeverisë Kurti, përveç asaj Hoti

Seanca e Kushtetueses: Vihet në pikëpyetje edhe formimi i Kuvendit dhe Qeverisë Kurti, përveç asaj Hoti

14:20, 02/12/2020

“A është konstituuar Kuvendi i Kosovës me 120 deputetë, apo me 119 – meqë besoni se mandati i deputetit Arifi ishte vazhdimisht nul (i pavlefshëm)” – e ka pyetur gjyqtari, Blerim Sallahun e VV-së.

Por, përfaqësuesi i Vetëvendosjes pati vështirësi të përgjigjej në këtë pyetje që konteston mandatin e të gjithë deputetëve të Republikës së Kosovës.

Më herët, Sallahu deklaroi hapur edhe në mënyrë eksplicite se e konsideronte të pavlefshëm mandatin e deputetit Arifi që nga fillimi.

Një kontestim i tillë do të cenonte integritetin e formimit edhe të Qeverisë Kurti, e cila u votua në shkurt të këtij viti pikërisht nga deputetët e Kosovës së Legjislaturës së VII.

“Nuk mund të them që ka një mekanizëm që e vërteton pavlefshmërinë e mandatit të deputetit,” – deklaroi Sallahu më pas.

E njëjta pyetje iu bë edhe përfaqësuesit të kryetares së Kuvendit të Kosovës, Artan Muratit i cili pati përgjigje të ndryshme prej përfaqësuesit të Vetëvendosjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco