E papritur: Nisma bëhet me 10 deputetë, ndërron edhe emrin e Grupit Parlamentar

E papritur: Nisma bëhet me 10 deputetë, ndërron edhe emrin e Grupit Parlamentar

13:33, 02/12/2020

Grupit parlamentar të  Nismës Socialdemokrate-AKR i janë bashkuar edhe katër deputetë  të  Kuvendit të Kosovës.

Këtë  e ka konfirmuar edhe shefi i Grupit parlamentar të  Nismës, Endrit Shala, i cili ka thënë  se tani e tutje deputetët: Duda Balje, Fikrim Damka, Fidan Jilta dhe Albert Kinolli do të  funksionojnë  në  kuadër të  Grupit parlamentar i cili do të  quhet NISMA-AKR-6 Plus.

Shala ka njoftuar se kjo pritet të  formalizohet proceduralisht në seancën e ardhshme.

Po ashtu edhe deputeti Fikrim Damka ka konfirmuar krijimin e këtij grupi me dhjetë  deputetë  dhe se që nesër do të  zyrtarizohet ky grup i përbashkët parlamentar.

Ndërkohë, një ish ministër që ishte pjesë e grupit të shpërbërë 6+ iu bashkua AAK-së.

Ky grup parlamentar ishte shpërbërë shkaku i kalimit të Adem Hoxhës në Listën Serbe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco