Enver Hoxhaj pas pak në konferencë për media, ende nuk dihet se çfarë do të flitet

Enver Hoxhaj pas pak në konferencë për media, ende nuk dihet se çfarë do të flitet

13:18, 02/12/2020

Partia Demokratike e Kosovës pritet që në orën 13:30 të mbaj një konferencë për media, ku ende nuk dihet tema, shkruan Gazeta Metro.

Ndonëse më herët u paralajmërua që në konferencë do të flet nënkryetari Bedri Hamza, PDK njoftoi se është ushtruesi i detyrës, Enver Hoxhaj, ai që do të deklarohet për media.

“Partia Demokratike e Kosovës mban Konferencë për Media sot (e mërkurë, 2 dhjetor), nga ora 13:30, në zyret e Selisë Qendrore. Në Konferencë do të flasë kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, e jo nënkryetari Bedri Hamza siç ishte paralajmëruar.”, thuhet në njoftim.

Sidoqoftë, nga kjo parti nuk u tregua se çfarë do të flitet në konferencën për media.

Syri.net gjatë ditës ka raportuar se PDK është takuar me kryesinë e saj ku kanë pasur si qëllim të diskutojnë për zhvillimet e fundit në vend, e me thekës të veçantë për ligjin e Rimëkëmbjes dhe presidencën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco