KQZ-ja është detyruar nga Gjykata Supreme t'i certifikojë 87 kandidatë të dënuar

KQZ-ja është detyruar nga Gjykata Supreme t'i certifikojë 87 kandidatë të dënuar

12:48, 02/12/2020

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor Valdete Daka, është përgjigjur në pyetjet e gjykatës duke thënë se ligjëvënësi i ka dhënë mundësi KQZ-së që ta verifikoi përshtashmërinë e kandidatit për deputet. KQZ-ja e ka ushtruar këtë të drejt, derisa këtë të drejt e ka marr Gjykata Supreme. 

Edhe pse ligji e specifikon se kandidatët e dënuar nuk mund të certifikohen, një vendim i GJSK-së ka ndryshuar këtë. 

Në mesin e kandidatëve kanë qenë edhe 87 persona të dënuar të cilët këtë nuk e kanë pohuar në formularët e KQZ-së.

Pas ankesës së Zafir Berishës në GJSK, janë ceritifkuar të gjithë.

 Valdete Daka, tregoi se KQZ-ja nuk e ka pasur informacionin se kandidati Etem Arifi ishte i dënuar nga gjykata. Ai këtë nuk e kishte treguar as në formularë. 

Ajo tregoi se GJSK-ja, e ka obliguar ku urdhërohet që ti kthej në listë ata persona dhe jemi detyruar ti kthejmë ata dhe njejt do të vepriojmë njejtë edhe ntë ardhmen. 

Situata kjo ka qenë për të gjithë njejt edhe për ata që ishin të dënuar me aktgjykim të formës së prerë.

Dhe të gjithë kandidatët janë certifikuar nga KQZ-ja, do të ankohehsin në GjSK dhe   do të ndodte prapë certifikimi, pasi vendimi ishte marr nga KQZ-ja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco