Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese  vazhdon me pyetje

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese vazhdon me pyetje

12:03, 02/12/2020

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizaj ka vazhduar me dy pyetje përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahut, të cilin e ka pyetur  për mandatin e deputetit Arifi dhe për njoftimin e marrë lidhur me këtë dënim.

Ajo pyeti se a konsideroni ju se cenohet siguria juridike dhe integriteti kushtetues i Kuvendit nëse përcaktues për për të vendosur se një deputet e ka humbur mandatin merret njoftimi i Këshillit Gjyqësor për Kuvendin se një deputet është dënuar për vepër penale.

Dhe nëse Kuvendi nuk do të kërkonte informatë lidhur me dënimin e deputetit në fjalë apo nëse KGJK-ja nuk e njofton Kuvendin vetëvetiu që një deputet është dënuar për një vepër penale, a nënkupton kjo për ju që mandati i deputetit është i vlefshëm për t’u ushtruar”, ka qenë pyetja tjetër e kryetares së Kushtetueses.

Ndërsa përfaqësuesi i LVV-së i është përgjigjur se në momentin që kanë marrë informacion prej Kuvendit, për ne në atë moment ka filluar prodhimi i pasojave të marrjes së mandatit të Arifit. Momentin që deputeti tashmë i dënuar e ushtron mandatin e caktuar, ai e shkel interesin publik. Pesha e interesit publik i mbivendoset sigurisë juridike.

Blerim Sallahu, tha se nuk kanë pasur mundësi të informohen ndryshe se deputeti  është i dënuar.

Ai shtoi se nëse ne nuk kemi asnjë informacion për këtë, për ne ka qenë e pamundur me ditë se cili është deputet, sepse Kvuendi nuk ka mekanizëm që i verifikon se një deputet a është i dënuar apo jo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco