Kryetarja e KQZ-së: Etem Arifi nuk kishte të drejtë të kandidonte për deputet

Kryetarja e KQZ-së: Etem Arifi nuk kishte të drejtë të kandidonte për deputet

11:30, 02/12/2020

Kryetarja e Komisionit Qendor të Zzgjedhjeve Valdete Daka tha para gjykatës se me 22 gusht 2019 ishte shpërndar Kuvendi i Kosovës derisa Etem Arifi me 20 gusht e ka pasur aktgjykimin e formës së prerë.

Sipas Dakës, Arifi nuk ka pasur të drejt të kandidoi dhe KQZ-ja nuk ka mundur ta bëjë kontrollin dhe të mos e cerfitikoi.

Ai ishte certifikuar nga KQZ-ja dhe ishte zgjedhur deputetë.

Aktgjykimi ndaj Etem Arifit ishte bërë i plotë fuqishëm me 20 giusht 2019.

Daka, ka treguar për procedurën e aplikimit të kandidatëve për deputetë, kur në seancën dëgjimore publike po diskutohet rreth ligjshmërisë së votës së Arifit.

“KQZ-ja nuk guxon të dezirtifikojë apo mos të certifikojë një kandidat nëse në aktvendim nuk ceket decidivisht që është marrë e drejta për të kandiduar, në të kundërtën KQZ-ja do të bënte shkelje të Kushtetutës. KQZ-ja deri në vitin 2017 ka pasur obligim që të kontrollojë përshtatshmërinë e kandidatëve për asamble apo Kuvendin e Kosovës. Pas marrjes së vendimit të Supremes, KQZ-ja është urdhëruar të certifikojë dhe ka ndaluar këtë praktikë të kontrollës. Neve nuk na është lejuar ta zbatojmë kontrollën. Kështu është kandiduar Arifi dhe KQZ-ja e ka certifikuar”, u shpreh Daka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco