Haziri: Pa LDK-në s’ka as zgjidhje, as zgjedhje

Haziri: Pa LDK-në s’ka as zgjidhje, as zgjedhje

10:47, 02/12/2020

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, pas vizitës së partisë së tij tek varri i ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, ka folur edhe për humbjen në Komunën e Podujevës.

Haziri ka thënë se fitimi i komunës së Podujevës nuk duhet të përceptohet nga partia fituese (LVV) as si fitore e dekadës, e as nga LDK si humbje e dekadës.

“Një komunë nuk duhet të merret as si sukses i dekadës, as si humbja e dekadës. Është mësim i mirë për t’u nxjerrë, për t’u përgatitur në procese të mëdha”, ka deklaruar ai.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, tutje, ka folur edhe me filozofinë rugoviane, duke e sqaruar një koncept të tillë.

“Filozofia e Rugovës duhet kuptuar nga të gjithë ato vlerat që LDK i bart. Ne nuk jemi fanatik politik, as nuk jemi militant politik. P.sh rugovizëm është kur një sukses të bën më të përgjegjshëm sesa arrogant, sikurse shohim në partitë e tjera”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco