A mund të rrëzohet qeveria nesër? Ja përgjigjja që jep kryeministri Hoti

A mund të rrëzohet qeveria nesër? Ja përgjigjja që jep kryeministri Hoti

19:13, 01/12/2020

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nuk është i interesuar se çfarë do të ndodhë nesër në seancën e Gjykatës Kushtetuese ku mund të rrëzohet qeveria e udhëhequr nga ai.

Hoti ka thënë se është i interesuar që të kalojë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

“E para nesër është seancë dëgjimore. Edhe si qeveri do at paraqesim opinionin tonë lidhur me atë çështje . Unë nuk e kam hallin a rrëzohet apo jo qeveria. Unë e kam hallin si t’i dalim zot menaxhimit të pandemisë, si ta miratojmë më shpejt ligjin për buxhetin dhe si të jemi serioz në menaxhimin e situatës me pandeimë dhe ta kjalojmë projektlgjin për Rimëkëmbjen Ekonomike”, tha ai.

Hoti po ashtu ka thënë se Rimëkëmbja do të kalojë shumë shpejt.

“Ligji për rimëkëmbje do të votohet në ditët e ardhshme, nuk mund të them kur saktë por do të përmbyllet shpejt. Nëse kjo qeveri zgjatë edhe një javë, një muaj, apo tri vjet siç e ka mandatin çdo qytetar duhet të ndjehet sigurte se jemi duke e menaxhuar situatën.”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco