Ministrja u vetizolua në ditën kur e kishte seancën për veprën mosdeklarim i pasurisë

Ministrja u vetizolua në ditën kur e kishte seancën për veprën mosdeklarim i pasurisë

18:46, 01/12/2020

Seanca e parë për rigjykimin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, e paraparë për sot, është shtyrë për shkak të pandemisë.

Avokatja Merita Emini Stublla, përmes një parashtrese e ka njoftuar gjykatën se klientja e saj ka pasur kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me COVID-19, për çka dhe nuk ka mundur të jetë prezente në gjykatë.

Edhe vetë ministrja ka shkruar në Twitter se është testuar gjatë ditës dhe se po e pret rezultatin.

Haradinaj-Stublla akuzohet për veprën penale mosdeklarim i pasurisë.

Ajo ishte dënuar me tetë muaj me kusht në shkallën e parë, por në shtator të këtij viti, Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin, pasi kishte gjetur "shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco