Pacolli e thumbon Haradinajn: Kosova ka nevojë për president me integritete, e jo burra që kanë qef të bëhen president

Pacolli e thumbon Haradinajn: Kosova ka nevojë për president me integritete, e jo burra që kanë qef të bëhen president

15:10, 01/12/2020

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka thumbuar zyrtarët e AAK-së të cilët po deklarohen çdo ditë se Ramush Haradinaj është njeriu i duhur për President të vendit.

Pacolli përmes një shkrimi në Facebook thotë se e kupton qejfin e kreut të AAK-së për t’u bërë i president, por se shteti është përtej qejfit.

"Kosova ka nevojë për një grua/burrë me integritet që përfaqëson dhe mbron interesat e shtetit e jo për këtë llojin e burrave që kanë qef të bëhen president.".

Ky është postimi i plotë:

Burrat e AAK-së po thonë që Ramushi i plotëson kushtet për tu bërë President i vendit…Burrë që në “rrethana të caktuara dinë të sillet si lider i vendit të vet…” e këtë sipas tyre e paska konfirmuar me tentimin për ndarjen e Kosovës që ishte shumë i përgjegjshëm në ato situata.

Nëse këta e paskan harruar se ishte sjellja e tij gjatë kohës kur ai ishte kryeministër ne nuk pritojmë fare t’ua përkujtojmë.

Në kohën kur ishte kryeministër, Ramushi ia pati deleguar të gjitha kompetencat Hashim Thaçit që të udhëhiqte dialogun Kosovë-Serbi. Ky burrë që tani po dëshiron të bëhet president nuk ishte në gjendje të kryej punën e kryeministrit. Duke mos qenë në gjendje të përballet me Thaçin dhe i papërgatitur për çështjen pati hequr dorë nga kompetencat e tij për të udhëhequr me dialogun.

Kështu tërë procesin e dialogut e kishte lënë nën kontroll të Thaçit. Duke ia pamundësuar edhe Kuvendit që të mbikëqyrë procesin e dialogut.

Thaçi atë kohë po diskutonte me Vucicin për ndarjen së Kosovës por Ramushit nuk po i bënte përshypje.

Nuk po i bënte përshtypje as kur doli se Thaçi kishte angazhuar kompani lobimi e në shërbim të kauzës për ndarje ishin vënë edhe Ambasadorët e shtetit të Kosovës.

Këtij burri, që tani qenka i gatshëm të bëhet president, nuk i kishte bërë përshtypje as kur Parlamenti britanik po diskutonte për Kosovën ku u theksua e Thaçi kishte paguar shuma të mëdha të parave për të fituar mbështetjen për kauzën e tij e të mikut të tij në Beograd. Ramushi po i besonte Thaçit dhe nuk kishte plan t’i përzihej.

Wanna be Presidenti i cili nuk ka arritur të kryej detyrën e kryemistrit nuk mund të kryej as detyrën e Presidentit. Ne e kuptojmë që ka qef. Por, qefi është qef a shteti është përtej qefit.

Kosova ka nevojë për një grua/burrë me integritet që përfaqëson dhe mbron interesat e shtetit e jo për këtë llojin e burrave që kanë qef të bëhen president.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco