Nesër në këtë orë, vendoset fati i qeverisë Hoti

Nesër në këtë orë, vendoset fati i qeverisë Hoti

14:41, 01/12/2020

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka njoftuar për seancën e nesërme të saj, në të cilën pritet të dihet fati i qeverisë Hoti.

Në këtë seancë, do të merret vendimi në lidhje me votën e deputetit Etem Arifi, i cili në momentin e votimit të qeverisë Hoti ishte i dënuar me burg.

Kushtetuesja me anë të një njoftimi për media, ka thënë se seanca do të jetë publike dhe do të nis me fillim prej orës 10:00.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës do të mbajë seancë dëgjimore publike, të mërkurën, më 2 dhjetor 2020, duke filluar nga ora 10:00, në të cilën do të shqyrtohet kërkesa KO95/20, që për objekt të shqyrtimit ka: “Vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 07/V-15, të miratuar më 3 qershor 2020, përkitazi me zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Për shkak të rrethanave të krijuara si rrjedhojë e pandemisë COVID-19, seanca dëgjimore publike do të mbahet nëpërmjet video-konferencës (online), përmes platformës Zoom.

“Gjykata ka ndërmarrë të gjitha masat adekuate dhe në përputhje me udhëzimet e institucioneve shëndetësore për mbarëvajtjen e punës së gjyqtarëve gjatë seancës dëgjimore. Të gjitha mediat dhe palët e tjera të interesuara do të mund ta ndjekin seancën dëgjimore drejtëpërdrejt duke klikuar në linku”, thuhet tutje në komunikatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco