Besa Gaxherri i mëshon tavolinës pas sulmeve nga Rrahmani: S’ke kulturë

Besa Gaxherri i mëshon tavolinës pas sulmeve nga Rrahmani: S’ke kulturë

14:04, 01/12/2020

Besa Gaxherri është kundër-përgjigjur pas sulmeve të Eman Rrahmanit në komisionin parlamentar ku i ftuar për raportim ishte ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Unë kam mu mbajte tanë jetën në mend, për ty nuk e di,” – i tha Gaxherri më pas asaj.

“Ti nuk je ai të cilit i jap llogari për çka mbahna mend unë, ama, unë kom mu mbajte mend që kam kontribu për vendin tem gjithmonë, dhe që unë guxoj me i këqyr në sy secilin.” – shtoi ajo më pas, ndërsa Rrahmani ironikisht tundte kryet.

“Kjo është kulturë shumë e ulët, koleg i nderuar. Nëse ti nuk e ke këtë kulturë elementare, që na me u respektu për 40-50 minuta si një trup, unë nuk kam koment.” – vazhdoi ajo derisa i mëshonte tavolinës derisa tha edhe që VV kishte deputetë tjerë por që ishin në nivel.

Zemaj e lëshoi mbledhjen pasi deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, përmendi zgjedhjet që sapo përfunduan në komunën e Podujevës.

Rrahmani më pas u akuzua nga deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, se po bënte politikë edhe në Kuvend.

“Po le se unë bëj politikë, ku të vijë, edhe këtu edhe në Kuvend, e ti nuk mundesh as me ma ndalu, po ti je këtu me humbë qysh po humbë çdo ditë – që epoka jote po ecë, po shkon, e qata po të kapë sikleti, edhe nervoza, unë nuk muj me ta hjekë këta” – ia ktheu më pas Rrahmani.

“Ti je këtu me kallëzu kush humb e kush fiton, kush guxon e kush s’guxon, për qita je ti këtu,” – i tha më pas Gaxherri.

Më pas ndërhyri Bedri Hamza, i cili tha se komisioni ishte për çështje profesionale dhe jo politike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco