Çka po ndodh me postin e presidentit, partitë e gjuajnë topin tek njëra-tjetra

Çka po ndodh me postin e presidentit, partitë e gjuajnë topin tek njëra-tjetra

13:10, 01/12/2020

Derisa në krye të shtetit si ushtruese e detyrës së postit të Presidentit është Vjosa Osmani, partitë politike ende nuk kanë caktuar datë të takimit për të gjetur një  zgjidhje për këtë çështje.

Edhe pse për këtë gjë ditë më parë kishte deklaruar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa se këtë javë do të organizojnë tryezë me paritë politike parlamentare për diskutuar lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës, mirëpo ende nuk është caktuar ndonjë datë për këtë takim.

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në një përgjigje dërguar Telegrafit, kanë thënë se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është duke u koordinuar me liderët e subjekteve parlamentare për një datë të takimit.

“Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është duke u koordinuar me liderët e subjekteve parlamentare për një datë të takimit. Për ditën e takimit do të njoftohen mediat”, kanë thënë nga zyra e informimit të LDK-së.

Edhe nga zyra e informimit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë thënë se ende nuk kanë marrë ndonjë ftesë zyrtare nga LDK-ja.

“Jo nuk kemi pranuar asnjë ftesë zyrtare”, thanë zyrtarë të PDK-së.

Isa Mustafa pati deklaruar se zgjedhjet duhet të shmangen dhe të gjendet një zgjidhje për presidentin.

Ndërsa nga AAK kanë deklaruar se  lideri i tyre, Ramush Haradinaj do të kandidojë për postin e President të vendit, për të cilën çështje ata këmbëngulin vazhdimisht.

Ndërkaq, ish presidenti Hashim Thaçi pati dhënë dorëheqje një muaj më parë nga kjo pozitë pas konfirmimit të aktakuzës, nga Dhomat e Specializuara, në Hagë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco