Uran Ismaili: Një ide e mirë e Degës së PDK-së në Prishtinë po jetësohet

Uran Ismaili: Një ide e mirë e Degës së PDK-së në Prishtinë po jetësohet

10:46, 01/12/2020

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili ka reaguar pas vendimit për trafik urban pa pagesë në Prishtinë.

Ai ka thënë se kjo ishte një ide e PDK-së e cila tashmë po jetësohet, e që do të ndihmojë prishtinasit në aspektin ekonomik, por edhe shëndetësor.

“Një ide e mirë e Degës së PDK-së në Prishtinë po jetësohet. Pasi u votua propozimi ynë nga Asambleja Komunale, tash trafiku urban në Prishtinë është pa pagesë. Një hap i rëndësishëm ky që i ndihmon qytetarët, kursen xhepin e tyre, ruan shëndetin dhe inkurajon transportin publik. Me politika të mira, ndreqet Kryeqyteti. Falënderoj të gjitha partitë politike që mbështetën këtë propozim. #BashkëeNdreqim”, ka shkruar Ismaili në profilin e tij në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco