Eqrem Kryeziu: Për humbjen e vet laperi fajëson të tjerët

Eqrem Kryeziu: Për humbjen e vet laperi fajëson të tjerët

08:06, 01/12/2020

Ish-nënkryetari i LDK’së, Eqrem Kryeziu, ka kritikuar kryetarin Isa Mustafa për humbjen e zgjedhjeve lokale në Podujevë.

 

“Për humbjen e vet laperi fajëson të tjerët, kurse njeriu fisnik fajëson veten. E ka thënë Konfuci, jo unë.”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

LDK humbi zgjedhjet e parakohshme lokale në Podujevë pa balotazh. Ishte hera e parë në 20 vite që LDK humbi këtë komunë që tradicionalisht ka qenë bastion i këtij subjekti.

Fitues i zgjedhjeve ishte një ish-anëtar i LDK’së, Shpejtim Bulliqi, por që tani garoi me subjektin VV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco