Humbën Podujevën pas 20 vitesh/ Deputeti: Ishte votë ndëshkuese për LDK, jo votë për programin e VV

Humbën Podujevën pas 20 vitesh/ Deputeti: Ishte votë ndëshkuese për LDK, jo votë për programin e VV

22:36, 30/11/2020

Në lidhje direkte me Çim Peka Live, në Syri Tv,  deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Frashër Demaj është përpjekur të mos e dramatizojë humbjen e LDK-së në zgjedhjet e pjesshme lokale, ku pësoi disfatë edhe në bastionin e Podujevës.

Edhe pse LDK humbi Komunën e Podujevës në dëm të Vetëvendosjes, Demaj tha se kjo nuk ndodhi për shkak të ndonjë programi që ofroi Vetëvendosje.  

‘LDK për herë të parë humbi zgjedhjet në Podujevë. Është e natyrshme që në një moment forca të reja të marrin pushtetin.

Në fakt nuk është ky bastioni i fundit i LDK, por është një nga bastionet e LDK-së.

LDK ka edhe komunën e Istogut që është vendlindja e Rugovës, ku ka 20 vite që nuk e ka humbur pushtetin.  

LDK mban edhe komuna të tjera si Peja, Lipjani ku kryetarët e komunave kanë fituar pa balotazh.

Janë edhe një varg faktorësh që kanë ndihmuar direkt në humbjen në Podujevë.

Një nga to është edhe vota ndëshkuese e këtij qyteti, për shkak të një fillimi të mbarë që patën LDK dhe Vetëvendosje për të qeverisur bashkë Kosovën, por që ky koalicion nuk zgjati shumë, për shkak edhe të qëndrimeve që Kurti pati dhe që nuk pajtoheshin me politikat e LDK.

Kjo është votë ndëshkuese në raport me LDK si qytetarë të Podujevës, por nuk mund ta pranoj që është votë për programin e Vetëvendosjes, pasi nuk pati një të tillë’

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco