Mushkolaj: Partitë tjera nuk do të kenë 'shpëtim' nga Vetëvendosje

Mushkolaj: Partitë tjera nuk do të kenë 'shpëtim' nga Vetëvendosje

22:19, 30/11/2020

Analisti Imer Mushkolaj thotë se LDK nuk është e gatshme për zgjedhje të reja parlamentare.

Mushkolaj në “Debat Plus” ka thënë se pas humbjes në Podujevë LDK aspak nuk është e gatshme për zgjedhje të reja.

‘Nga kjo humbje e madhe, LDK është e vështirë të këndellet. Podujeva tashmë është ndër pesë komunat më të mëdha në Kosovë’, tha ai.

Analisti thotë se është mirë që pas 20 vitesh është thyer bastioni i Podujevës.

‘Mos të mendojë dikush se qytetari ua ka borxh votën përgjithmonë’.

Mushkolaj thotë se subjektet tjera politike ‘nuk do të kenë shpëtim sa i përket rritjes së Vetëvendosjes’.

Analisti thotë se LDK e ka pasur rastin të ‘shpëlahet’ në koalicion me Vetëvendosjen por që sipas tij të gjithë këtë e ka prishur Agim Veliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco