Kryeministri e jep lajmin: Sot janë ekzekutuar pagesat shtesë për heronjtë e pandemisë

Kryeministri e jep lajmin: Sot janë ekzekutuar pagesat shtesë për heronjtë e pandemisë

21:15, 30/11/2020

Kryeministri Avdullah Hoti po ndihet i lumtur që si qeveri po iu dalin në ndihmë heronjve të pandemisë, shkruan Syri.net Kosova.

Ai ka njoftuar se sot janë ekzekutuar pagesat shtesë për stafin shëndetësor të cilët janë heronjët tanë.

"Për mjekët, shtesa është 250 euro në muaj, për infermierët 150 euro, kurse për stafin mbështetës nga 100 euro për muaj. Për mjekët dhe infermierët, pagesat janë bërë për muajin shtator dhe tetor, ndërsa për stafin mbështetës për muajt korrik, gusht, shtator dhe tetor.", ka shkruar Hoti në Facebook.

Lexoni postimin e plotë:

Jam shumë i lumtur që po ju dalim krah heronjëve tanë, atyre që po sakrifikojnë që nga ditët e para të shfaqjes së...

Posted by Avdullah Hoti on Monday, November 30, 2020

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco