Pas humbjes në Llap, Mustafa mbledh partinë, priten të merren vendime të mëdha

Pas humbjes në Llap, Mustafa mbledh partinë, priten të merren vendime të mëdha

13:43, 30/11/2020

Humbja e zgjedhjeve në Podujevë, ka shtyrë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, që të mbledh Kryesinë dhe deputetët e partisë së tij.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka arritur në zyret qendrore e partisë së tij, ku pas pak pritet të arrijnë edhe deputetët dhe zyrtarët tjerë.Temë kryesore në këtë mbledhje, do të jetë humbja e zgjedhjeve në Podujevë dhe rrugëtimi i ardhshëm politik i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Një takim i tillë është paralajmëruar dje  pasi Isa Mustafa, ka thirrur mbledhje të Grupit Parlamentar, me t’u kumtuar rezultatet për kryetar të Podujevës.

Në këtë mbledhje do të diskutohet zgjedhja e presidentit të ri, por pa përjashtuar edhe diskutimet për çështje të brendshme të Lidhjes Demokratike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco