Anëtari i AAK-së uron Bulliqin: Ndryshimi të ndodhë kudo ku janë krijuar klane interesi e familjare

Anëtari i AAK-së uron Bulliqin: Ndryshimi të ndodhë kudo ku janë krijuar klane interesi e familjare

08:39, 30/11/2020

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Gani Dreshaj ka uruar Shpejtim Bulliqin për fitoren e arritur në Podujevë, duke thënë se secili ndryshim është pozitiv.

Dreshaj tha se ndryshimi duhet të ndodhë kudo në ato komuna ku janë krijuar klane interesi e familjare, pavarësisht subjektit partiak.

"Sot ndryshimi ndodhi në Podujevë. Mendoj që secili ndryshim është pozitiv.I uroj suksese Shpejtim Bulliqit. Ndryshimi duhet të ndodhë kudo në ato komuna ku janë krijuar klane interesi e familjare, pavarësisht subjektit partiak".

Tutje Dreshaj shtoi se qytetari i Kosovës është mjaft dënues ndaj të keqes dhe shumë vlerësues ndaj të mirës.

"Qytetari i Kosovës është mjaft dënues ndaj të keqes dhe shumë vlerësues ndaj të mirës".

Postimi i plotë:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco