VV akuzon Agim Veliun se po shfrytëzon veturat e ministrisë së tij që të manipulojë zgjedhjet në Podujevë

VV akuzon Agim Veliun se po shfrytëzon veturat e ministrisë së tij që të manipulojë zgjedhjet në Podujevë

11:37, 29/11/2020

Lëvizja Vetëvendosje e Podujevës thotë se ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veli po angazhon veturat e ministrisë për të manipuluar zgjedhjet atje.

VV thotë se në shkollat e Podujevës janë parë deri tani 16 vetura të MPB të cila po përdoren nga LDK.

"Agim Veliu me vetura të ministrisë angazhohet për manipulim të zgjedhjeve në Podujevë. Në shkolla të ndryshme të Podujevës ku edhe po zhvillohet procesi zgjedhor, në secilën nga ato janë parë deri tani 16 vetura të Ministrisë së Punëve të Brendshme të cilat po keqshfrytëzohen nga LDK e Agim Veliut duke implikuar rëndë procesin zgjedhor."

Ata ftojnë prokurorinë që të merret me këtë rast, ftojnë edhe KQZ-së që të reagojë sa më parë.

"Ftojmë prokurorinë që sa më parë të merret me këtë rast dhe ndërhyrjet flagrante që po vijnë vec?mas nga Ministria e drejtuar prej Veliut. Njëherit ftojmë KQZ-në që të reagoj sa më parë në mënyrë që të mos lejoj deformimin dhe abuzimet e vazhdueshme që po organizohen nën autoritetin zyrtar të shtetit nga LDK".

Ky është postimi i plotë:

Agim Veliu me vetura te? ministrise? angazhohet pe?r manipulim te? zgjedhjeve ne? Podujeve?
Ne? shkolla te? ndryshme te? Podujeve?s ku edhe po zhvillohet procesi zgjedhor, ne? secile?n nga ato jane? pare? deri tani 16 vetura te? Ministrise? se? Pune?ve te? Brendshme te? cilat po keqshfryte?zohen nga LDK e Agim Veliut duke implikuar re?nde? procesin zgjedhor.

Resurse dhe mekanizma te? ndryshme shtetore po keqpe?rdoren nga LDK pe?r t’i arrite? qe?llimet e tyre.
Veturat e MPB ne?n direktivat e Agim Veliut jane? kthyer ne? she?rbim te? fushate?s zgjedhore.Veprimet e tilla jane? rrepte?sisht te? ndaluara.Ftojme? prokurorine? qe? sa me? pare? te? merret me ke?te? rast dhe nde?rhyrjet flagrante qe? po vijne? vec?mas nga Ministria e drejtuar prej Veliut.
Nje?herit ftojme? KQZ-ne? qe? te? reagoj sa me? pare? ne? me?nyre? qe? te? mos lejoj deformimin dhe abuzimet e vazhdueshme qe? po organizohen ne?n autoritetin zyrtar te? shtetit nga LDK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco