Gara e nxehtë, numër i madh i votuesve me mëngjes në Podujevë

Gara e nxehtë, numër i madh i votuesve me mëngjes në Podujevë

09:09, 29/11/2020

Janë hapur të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet parakoshme për kryetar të Komunës së Podujevës.

Në qendrën më të madhe të votimit në këtë komunë, në shkollën e mesme “Isa Boletini” me mëngjes ka votues të shumtë, të cilët po presin në rend për të votuar. Kandidatët për të parin e këtij qyteti janë: Nexhmi Rudari(LDK), Naim Fetahu(PDK) dhe Shpejtim Bulliqi(LVV).

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës së Veriut, ku sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të këtyre dy komunave janë hapur të gjitha qendrat e votimit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se të gjitha qendrat e votimit në të dy këto komuna janë hapur me kohë.“Komuna e Podujevës ka 87, 381 votues të regjistruar, kurse numri i qendrave të votimit në këtë komunë është 45 me gjithsej 115 vendvotime. Ndërsa, në Mitrovicën e Veriut janë 23 mijë e 313 votues, të cilët do të mund të votojnë në shtatë qendra të votimit me gjithsej 27 vendvotime”, ka thënë Elezi.

Ndryshe, zgjedhjet në këtë dy komune janë duke u zhvilluar pasi ish-kryetarët e saj dhanë dorëheqje për të zënë pozita shtetërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco