Kush janë tre kandidatët për kryetar të Podujevës që dështuan për tu bërë deputetë

Kush janë tre kandidatët për kryetar të Podujevës që dështuan për tu bërë deputetë

08:41, 29/11/2020

Sot qytetarët e Podujevës po votojnë për të zgjedhur të parin e qytetit e që do të udhëheqë komunën për 10 muaj. 

Në garën për kryetar komunë janë tre kandidat nga tri subjektet më të mëdha politike, Partia Demokratike e Kosovës (Naim Fetahu), Lidhja Demokratike e Kosovës (Nexhmi Rudari) dhe Lëvizja Vetëvendosje (Shpejtim Bulliqi).

Të tre këta kandidatë kanë konkurruar për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare të 6 tetorit, kurse vetëm Shpejtim Bulliqi ka arritur ta sigurojë ulësen e Kuvendit.

Në zgjedhjet e fundit të mbajtura më 6 tetor, parti fituese në Podujevë doli LDK-ja me 15 mijë e 94 vota, e pasuar nga VV me 13 mijë e 927. Kurse, PDK-ja u radhit e treta me 7 mijë e 421 sosh

Por, për asnjërin s’mund të thuhet se mori vota të mjaftueshme nga qyteti i tyre.

Naim Fetahu, i cili ka rolin e kryetarit të PDK-së në Llap, gjithsej i mori 5168 vota, prej tyre 2419 i kishte në Podujevë.

Shpejtim Bulliqi në përgjithësi mori 10178, ku 4717 i mori në qytetin e tij. E nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari në zgjedhjet e fundit pati 5943 vota, 3885 prej tyre në komunën e tij.

Këto zgjedhje vijnë pas emërimit të Agim Veliut, ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike në Qeverinë e re.

Prej pasluftës, LDK udhëheq me Podujevën. Kryesisht shef i Komunës ka qenë Agim Veliu, e për një kohë edhe ish-këshilltari i Fatmir Sejdiut, Ilaz Pireva.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco