Rakiq thyen heshtjen zgjedhore, kërkon nga qytetarët ta votojnë kandidatin e Listës Serbe

Rakiq thyen heshtjen zgjedhore, kërkon nga qytetarët ta votojnë kandidatin e Listës Serbe

08:29, 29/11/2020

Kandidati i Listës Serbe, Milan Radojeviq ka shfrytëzuar të drejtën e votës në Mitrovicën e Veriut,  i shoqëruar nga udhëheqësit e kësaj partie politike.

Me këtë rast kryetari i Listës Serbe dhe zëvendëskryeministri aktual në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, pasi ka njoftuar se janë hapur të gjitha qendrat e votimeve, ka bërë thirrje që qytetarët e Mitrovicës së Veriut të dalin sa më pasivisht në zgjedhje dhe ta votojnë kandidatin e këtij subjekti politik, Milan Radojeviq.

Ai gjithashtu ka shkelur edhe rregullat antiCovid pasi nuk ka mbajtur distancë social siç kërkohet por as maskë.

Edhe deputeti i Listë Serbe, Igor Simiq ka kërkuar votën për Milan Radojeviq.

Të dy këta kanë thënë se serbët në këtë pjesë të Kosovës do të tregojnë se vazhdojnë ndjekin politikën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco