Dimitroviq: Qytetarët po respektojnë masat anti-covid në Veri

Dimitroviq: Qytetarët po respektojnë masat anti-covid në Veri

08:16, 29/11/2020

Kryetari i KQZ-së në veri të Mitrovicës, Sllobodan Dimitroviq, ka deklaruar se në këtë komunë janë marrë të gjitha masat për një mbarëvajtje të rregullt të zgjedhjeve dhe qytetarët janë duke i respektuar masat anti-covid, duke bartur maskat mbrojtëse dhe dorezat.

Ai tha se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë.

“Në Mitrovicë të veriut në ora 7:00, janë hapur të gjitha qendrat e votimit me kohë, janë gjithsej 7 qendra 27 vendvotime, dhe të drejtën e votimit e kanë 23.313 Janë marrë të gjitha masat dhe qytetarët janë duke i respektuar ato, do me thënë ata bartin maskat mbrojtëse, dorezat dhe deri tash gjithçka është në rregull”, ka thënë ai.

Kurse, njëri nga qytetarët, Dragon Radojanoviq, pas votimit tha se presin që pas këtyre zgjedhjeve të bëhet më mirë.

“Presim nga këto zgjedhje që të bëhet më mirë”, tha ai.

Ndërkohë, është duke votuar kandidati i Listës Serbe, Milan Radojeviq. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco