Sipas KQZ, në Mitrovicë Veriore, numri Qendrave të Votimit do të jetë 7 ndërsa do të jenë 27 vendvotime.
Për kryetar të Podujevës do të garojnë: Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës, Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kurse në zgjedhjet për Mitrovicën Veriore garojnë katër kandidatë: Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, Dushan Milunoviq si kandidat i pavarur, Milan Radojeviq nga Lista Serbe dhe Florent Azemi nga Partia Demokratike e Kosovës.
Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur 29 nëntorin si datë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe për Kryetar në Komunën e Mitrovicës së Veriut.
Podujeva do të shkojë në zgjedhje pasi që ish-kryetari i kësaj komune, Agim Veliu kishte kaluar në ekzekutiv si ministër i Punëve të Brendshme i Qeverisë Kurti, më 4 shkurt.
Këto zgjedhje qenë të parapara të mbahen në mars, por janë shtyrë në afat të pacaktuar për shkak të pandemisë COVID-19.Ndërsa, Mitrovica e Veriut mbeti pa kryetar më datën 3 qershor, kur u votua Qeveria e re në krye me Avdullah Hotin, ku pjesë e saj është edhe Lista Serbe.
Në Qeverinë Hoti, Goran Rakiqi që ishte kryetar i Mitrovicës së Veriut, mori dy pozita, atë të zëvendëskryeministrit dhe mori në udhëheqje Ministrinë e Pushtetit Lokal.
© SYRI.net