'Ditë të zeza po vijnë për Kosovën'

'Ditë të zeza po vijnë për Kosovën'

12:15, 28/11/2020

Kosova rrezikon të hyjë në krizë kushtetuese në qoftë se nuk zgjidhet presidenti i vendit deri më 5 prill të vitit të ardhshëm. Në rastin e tillë, Kushtetuta po del të jetë e heshtur, pasi asnjë dispozitë e saj nuk e përcakton se si duhet të veprohet nëse deputetët nuk votojnë për të parin e shtetit dhe nuk shpërbëhet kuvendi deri në afatin e përcaktuar. Si zgjidhje të kësaj situate, Yll Zeka nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) po e sheh vetëm interpretimin e Gjykatës Kushtetuese. Madje, thotë se kjo e fundit në mungesë të dispozitave duhet të bazohet në praktikat kushtetuese të vendeve demokratike.

“Këtu kemi një zbrastirë të Kushtetutës në këtë drejtim, për të interpretuar këtë dispozitë apo gjetur rrugëdalje nga kjo situatë kompetente është vetëm Gjykata Kushtetuese. Në rastin më të keq nëse brenda këtyre 6 muajve nuk gjendët një zgjidhje, qoftë për të zgjedhur presidentin e ri apo shkuar në zgjedhje, atëherë është detyrë e u.d të presidentit, ketë rast kryetares së Kuvendit t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për interptetim të kësaj situate. Pastaj Gjykata Kushtetuese në mungesë të dispozitave kushtetuese dhe ligjore për rastin konkret mund të merr një vendim duke u bazuar në praktikat kushtetuese të vendeve demokratike”, thotë ai për KosovaPress.

E për profesorin e të drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu nëse ndodh që presidenti mos të zgjedhet deri në afatet e përcaktuara, do të ishte një thellim i krizës dhe dështim i klasës politike, e veçanërisht koalicionit qeverisës. Baraliu, thotë se në rastin e tillë, megjithëse nuk shkruhet në Kushtetutë në krye të vendit mund të vijë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.

“Pas kalimit të afatit 6 mujor ekziston mundësia edhe domosdoshmëria e shpërndarjes së parlamentit, i cili shpërndahet me 2/3 e deputetëve ose iniciativën e presidentit. Kryesorja në bazë të principit të analogjisë, unë mendoj që nuk do të ndodh deri tek ai moment, sepse do të ishte fiasko, dështim i papranueshëm dhe i pashembullt i kësaj klase politike dhe veçanërisht koalicionit qeverisës…nëse ndodh kjo edhe nëse në parlament nuk ka shumësi prej 2/3 për shpërndarje dhe gatishmëri për këtë, do të thotë thellim i dyfishtë i krizës dhe ekstrem që nuk shpresoj që do të ndodh. Atëherë nuk shkruan në mënyrë taksative, por do të duhej që kryetari i Gjykatës Kushtetuese t’i merr ingirencat”, tha ai.

Për dallim nga dy të parët, analisti politik Arton Demhasaj thotë se u.d e presidentes, Vjosa Osmani mandatin e ka vetëm deri në shkurt të vitit 2021, aq sa do të duhej të kishte ish presidenti Hashim Thaçi.Sipas tij, nëse deri ne? ate? kohe? nuk zgjidhet nje? modalitet dhe dështon procedura e zgjedhjes se? presidentit, ate?here? automatikisht kuvendi konsiderohet i shpërndarë? dhe vendi shkon ne? zgjedhje.

“Kushtetuta e ka pe?rcaktuar afatet kohore, nje?kohe?sisht edhe ligjet se si duhet te? shkoje? procedura e zgjedhjes se? presidentit. Nje? muaj para se me skadu mandati presidentit aktual duhet te? nisen procedurat e zgjedhjes se? presidentit te? ri. I bie qe? ke?to procedura duhet te? fillojne? ne? janar te? vitit 2021 dhe te? pe?rfundojne? ne? fund te? shkurtit, apo fillim te? marsit 2021. Ne?se deri ne? ate? kohe? nuk zgjidhet nje? modalitet dhe de?shton procedura e zgjedhjes se? presidentit, ate?here? automatikisht kuvendi konsiderohet i shpe?rndare? dhe vendi shkon ne? zgjedhje”, deklaron Demhasaj.

Me dorëheqjen e presidentit Hashim Thaçi më 5 nëntor, ushtruese e detyrës së presidentes është kryeparlamentarja, Vjosa Osmani.

Koalicioni qeverisës i vetëm nuk mund ta zgjedhë presidentin, pasi nevojitet mbështetja e dy të tretave të deputetëve. Deri tani partitë parlamentare politike nuk kanë diskutuar për gjetjen e një zgjidhje për të parin e shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco