Shpërthimi i Surroit: Më shqetëson mendësia diktatoriale në PS

Shpërthimi i Surroit: Më shqetëson mendësia diktatoriale në PS

19:39, 27/11/2020

Analisti dhe shkrimtari kosovar, Veton Surroi, deklaroi në SYRI TV se është i shqetësuar për mendësinë diktatoriale, jo për vendimin për heqjen e titullit ‘Qytetar nderi’.

“Ne jemi në një periudhë të ballafaqimit me të kaluarën 20 vjet nga lufta. Nuk i përket parlamenteve, qeverive, politikanëve aq më pak fushatave zgjedhore të merren me këtë. Politika duhet të largohet nga ky debat dhe duhet të japë përgjigje për ardhmërinë, dhe ardhmëria nuk është shumë e shndritshme.

Duhen ndarë përparësitë dhe përparësitë për këtë vend është se si të dalin nga krizat, nga kriza e pandemisë, nga kriza institucionale, nga kriza e sundimit të ligjit. Këto debate të fundit nuk lënë shije të mirë. Historia duhet t’u lihet historianëve që duhet të merren me këtë çështje,” tha Surroi.

Sipas tij, vendet tona kanë shumë probleme të mëdha. “Kemi një popull që po zvogëlohet sepse për herë të parë ka më shumë nxitje për të ikur nga vendet tona sesa më parë".

I pyetur për qëndrimet e zotit Edi Rama, ai tha: “Zoti Rama është shprehur publikisht. Kam kohë që nuk kam komunikim me të”.

"Për mua, brenga më e madhe ishte sistemi mendor i zotit Gjici, fjalimi i tij. Nëse është sistem mendor i PS, është për t’u brengosur.

Një njeri me njohuri shumë të pakëta dhe të pandershme për Kosovën dhe për mua. Një njeri që flet ashtu, që gjykon, përjashton dhe anatemon është pjesë e një mendësie diktatoriale. Pas këtij anatemimi që bëri Gjici, do të pasonte ekzekutimi.

Nëse ky është diskursi brenda PS-së, atëherë është për t’u brengosur. Kjo është çështje e debatit brenda partisë dhe të majtës. Lëndimi im është humbje shumë më e vogël sesa kjo mendësi diktatoriale,” tha Surroi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco