Shteti mobilizohet për ta bërë kryetar me çdo kusht Nexhmi Rudarin

Shteti mobilizohet për ta bërë kryetar me çdo kusht Nexhmi Rudarin

14:34, 27/11/2020 Nga A.Zh

Fushata elektorale për zgjedhjen e kryetarit të Podujevës përfundon sot. 

Gjatë gjithë muajit, por, me thekës të veçantë, gjatë pesë ditëve të fundit kur ishin zyrtarë për fushatë zgjedhore, kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari në mënyrë të hapur ‘abuzoi’ më pushtetin.

Ai shfrytëzoi projektet e parapara të komunës, por edhe të qeverisë, për këtë qytet, që t’i pres shiritat e të mundohet t’i marrë meritat dhe  të llogaritën si e arritjen e tij dhe e partisë që ia besoi kandidaturën.

Rudari publikisht ka dorëzuar dje çelësat e shtëpive, për 12 familje skamnore që jetonin në baraka, në lagjen e dëshmorëve, e që ishin vendosur aty që nga paslufta, përkundër që ishte donacion nga një vullnet mirë, ai nuk ngurroi ta bëjë fushat me këtë.

Njësoj veproi edhe përurimin e rrugëve nëpër fshatra dhe disa lagje të qytetit.

Rudari, që është pasardhës i Veliut, nuk ngurroi ta pres shiritin edhe në përurimin e sheshit të Podujevës, projekt ky që ka filluar të punohet tash e 10 vite.

Njëjtë veproi edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ku i dorëzoi gjatë javës projektin për ndërtimin e Spitalit të Podujevës. 

Image

Për të, nuk mbet askush pa lobuar, që nga Mustafa e Hoti e deri të deputetët e LDK-së.

E as Besian Mustafa si ministër i Bujqësisë nuk e la keq për të bërë fushat për Rudarin.

Image

Në fakt, garën për Rudarin më shumë e bëri vet Agim Veliu se sa ai. Pasi, këto zgjedhje janë vendimtare për ecurinë e qëndrueshmërisë së Qeverisë.

Bazuar në burimet e Syri.net brenda LDK-së në Podujevë, thuhet që kjo parti ka arritur një koalicion të fshehtë me PDK-në që nëse shkojnë në balotazh, të përkrahet Rudari ose Fetahu, kundër kandidatit të LVV-së, Shpejtim Bulliqit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco