Ky opinionist parashikon balotazhin në Podujevë, PDK nuk do jetë pjesë

Ky opinionist parashikon balotazhin në Podujevë, PDK nuk do jetë pjesë

21:19, 26/11/2020

Opinionisti Jusuf Thaçi ka parashikuar se në Podujevë do ketë raund të dytë të zgjedhjeve, përderisa PDK-ja me Naim Fetahun nuk do të jetë pjesë e balotazhit.

Thaçi, i ftuar në T7 ka deklaruar edhe se zgjedhjet në Podujevë do jenë tregues i rëndësishëm i zhvillimeve të së ardhmes.

"Të dhëna të forta po tregojnë se vështirë që kandidati i PDK-së do të jetë në lojë për të shkuar në raundin e dytë, pra në balotazh. Para së gjithash, do të jetë një sinjalizues për zhvillimet e të ardhmes”, ka vlerësuar ai.

Ai ka thënë edhe se votat në Podujevë do shenjëzojnë punën e Agim Veliut si kryetar në këtë komunë.

“Podujeva do të tregojë edhe për Agim Veliun, meqë ai ka qenë në krye dhe është protagonist i zhvillimeve në këtë komunë. Besoj që votimi atje do të tregojë se si do të reflektojë elektorati karshi krejt këtyre zhvillimeve në raport me z. Veliu”, ka thënë tutje opinionisti Thaçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco