Detaje/Daçiq provokoi Kamberin, jam i lumtur që vendosët flamurin kuqezi, jo të Kosovës

Detaje/Daçiq provokoi Kamberin, jam i lumtur që vendosët flamurin kuqezi, jo të Kosovës

21:01, 26/11/2020

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka krijuar bujë sot pasi vendosi edhe flamurin shqiptar krahas atij të Serbisë në një fjalim të tij. Kryetari i Kuvendit, Ivica Daçiq i kërkoi atij që ta largonte.

Kamberi tha që derisa flamuri serb valon në Graçanicë, edhe ai shqiptar duhet të lejohet në Serbi pasi është e drejtë e Kushtetuës që lejon lirinë e shprehjes së identitetit kombëtar.

Ivica Daçiq ka folur për medie duke treguar arsyen e largimit të flamurit duke thënë se niveli i tolerancës në Serbi është në nivelin më të lartë të mundshëm.

“Kështu që do t’ju kërkoja të hiqni flamurin e Shqipërisë, sepse nuk është flamuri i pakicës kombëtare shqiptare në vendin tonë. 

Nëse nuk e dëshironi atë, atëherë ne me të vërtetë do të bëjmë një pushim", tha Daçiç, dhe Kemberi u përgjigj se ai e bëri atë në përputhje me Ligjin për Përdorimin e Flamurit, stemës dhe himnit, por që” nëse nuk ka kaq shumë tolerancë “… ai do të heqë flamurin.

Por sikur të mos mjaftonte shtypja e lirisë së shprehjes, Daçiq nuk e la këtë punë të shkonte pa një provokim tjetër.

“Unë jam i kënaqur që ju vëtë në dukje flamurin e Serbisë, që ju nuk punoni aq shpesh, dhe nga ana tjetër, përkundër faktit që ju theksuat flamurin e Shqipërisë, unë duhet të them se është më e lehtë për mua që ju nuk e vëtë në dukje flamurin e Kosovës, se kur flamuri serb të valëvitet në Graçanicë, ai nuk është flamuri i një shteti të huaj, por i këtij shteti të Serbisë", tha Daçiq.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco