Ja si e kujton Albin Kurti tërmetin katastrofik të 26 nëntorit në Shqipëri

Ja si e kujton Albin Kurti tërmetin katastrofik të 26 nëntorit në Shqipëri

21:01, 26/11/2020

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar tërmetin e 26 nëntorit që preku mijëra njerëz në Shqipëri, raporton Syri.net Kosova

Sipas tij, tronditjet e tokës ishin ndjerë në të gjithë qytetet e Kosovës.

‘Tronditjen e tokës e ndjemë në gjithë qytetet e Kosovës. Por më e fortë ishte tronditja prej dhimbjes së familjeve që humbën më të dashurit e tyre, me të cilët ndau pikëllimin e gjithë Kosova dhe kombi shqiptar. Dhimbja na bëri bashkë’, ka shkruar Kurti.

Sipas Kurtit, shteti shqiptar ende nuk ka marrë fondet që i ishin premtuar nga ndërkombëtarët në konferencën e donatorëve për rindërtim.

“Sot jemi sërish bashkë në përkujtimin e viktimave dhe gjithë pasojave të tërmetit. E dimë që ende mijëra njerëz vazhdojnë të jetojnë në çadra, ashtu siç e dimë se Shqipërisë nuk i kanë ardhur fondet e premtuara nga ndërkombëtarët në konferencën e donatorëve për rindërtimin. Në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dëshiroj t’i shpreh institucioneve në Republikën e Shqipërisë gatishmërinë tonë maksimale për të ndihmuar në këtë kohë kaq të vështirë. Sfidat i përballojmë më mirë, vështirësitë i kalojmë më lehtë kur jemi të bashkuar”, ka shkruar ndër të tjera Kurti

Më poshtë keni postimin e plotë:

E kujtojmë sot tërmetin e 26 nëntorit 2019, që preku qindra mijëra njerëz në Shqipëri. Tronditjen e tokës e ndjemë në...

Posted by Albin Kurti on Thursday, November 26, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco