Vjen reagimi nga Haradinaj: Ja kur Vuçiq mund të hyjë në Kosovë

Vjen reagimi nga Haradinaj: Ja kur Vuçiq mund të hyjë në Kosovë

20:26, 26/11/2020

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj e ka përkrahur veprimin e ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla për ndalimin e vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Kosovë, shkruan Syri.net Kosova.

Haradinaj tha se pranimi i fajit për krimet e gjenocidin, kërkimfalja, rikthimi i eshtrave i të të gjithë shqiptarëve të zhdukur në varrezat masive si dhe dorëzimi i kriminelëve serbë para drejtësisë, janë hapi i vetëm dhe i duhur që do të mund të siguronte një normalizim dhe lëvizje të lirë.

“Kosova nuk do të lejojë shantazhet, provokimet dhe lojërat politike të atyre që ndihen krenarë për krimet e gjenocidin ndaj shqiptarëve. Kjo nuk është rruga drejt normalizimit dhe paqes afatgjate. Ne nuk presim të ndiejnë dhembshuri krahët politik e ushtarak të kohës së Millosheviqit, ata që projektuan vrasjet, masakrat, gjenocidin në Kosovë e sot udhëheqin me shtetin që kreu krimin, por presim pranim e kërkimfalje për gjenocidin e ushtruar ndaj shqiptarëve”, ka shkruar Haradinaj.

Ditë më parë, Vuçiqit dhe disa zyrtarëve të tjerë të Serbisë nuk ju dha leja për të hyrë në Kosovë. 

Nuk hyhet në Kosovë duke kaluar mbi varrezat masive e eshtrat e shqiptarëve të masakruar. Ne nuk presim të ndiejnë...

Posted by Daut Haradinaj on Thursday, November 26, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco