Analisti shqiptar nga Amerika për Specialen: Kosova s'ka asgjë në dorë, po trajtohet si koloni

Analisti shqiptar nga Amerika për Specialen: Kosova s'ka asgjë në dorë, po trajtohet si koloni

20:01, 26/11/2020

Analisti shqiptaro-amerikan, Uk Lushi, ka reaguar pas komunikatës së Dhomave të Specializuara, se mandati i tyre do zgjasë deri sa të ketë kërkesë nga Këshilli Evropian, shkruan Syri.net Kosova.

Lushi përmes një postimi në Facebook ka thënë se një veprim i tillë tregon se Kushtetuta e Kosovës është instrument i ndërkombëtarëve.

Tutje, ai ka thënë se në një situatë të tillë, shtetasti e Kosovës duhet të zgjohen dhe të mos lejohet që vendi i tyre të trajtohet si koloni.

Lexoni reagimin e plotë:

Ja një akt, një vendim dhe një veprim që tregon qartë që Kushtetuta aktuale Kosovës nuk është e Kosovës, por instrument i të huajve dhe imponim kontrolli.

Si mund të jesh shtet e Kuvendi i popullit të atij shteti t'i subordinohet totalisht një autoriteti jashtë sovranitetit të popullit?!

Paramendojeni, jo Kosova, por të huajt vendosin për vullnetin legjitim që duhet të vije nga Kuvendi i Kosovës! Të huajt vendosin a guxon dhe nëse mund të caktosh afat skadues për një Gjykatë që të thonë është e Kosovës!

Ky akt, ky vendim dhe ky veprim për paafataizimin e Speciales duhet të zgjojë shtetasit e Kosovës dhe të mos lejojnë që Kosova të trajtohet si koloni.

Nuk mund pretendojmë që kemi shtet nëse nuk sillemi si shtet. BE i ka getoizuar qytetarët e Kosovës siç ishin dikur hebrenjtë në Geton e Varshavës duke mos lejuar liberalizimin e vizave dhe mundësuar lëvizje të lirë dhe për më zi i vendosë tutelë kushtetuese të paparë askund po kësaj Kosove.

Kam shumë shqetësime për Kosovën tonë dhe nëse nuk ngritemi t'i zbythim këto veprime vetëm sa e gënjejmë veten sepse s' jemi as shtet e as popull!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco