Kosova në prag të kolapsit politik, vështirë që një parti të krijojë qeverinë e vetme

Kosova në prag të kolapsit politik, vështirë që një parti të krijojë qeverinë e vetme

22:38, 24/11/2020

Në lidhje direkte nga Kosova në ‘A-Show’, analisti Ilir Ibrahimi, ka komentuar akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

‘Është një tronditje. Aktakuza i dridh themelet e shtetit të Kosovës.

Publikimi në mënyrë zyrtare ndodhi në zgjedhjet presidenciale të SHBA, ku e gjithë vëmendja botërore ishte atje.

Është e vështirë të presësh që një parti politike të arrijë të krijojë qeverinë vetë, sepse duhen 61 vota

Puna e shkëmbimit të territoreve është ende në tavolinë.

Kosova është në pozicion të vështirë, sepse jemi para një kolapsi politik.

Në çdo negociatë duhet të ketë një kompromis, dhe në dialogun Kosovë-Serbi, kompromisi do varet nga zotësia e klasës politike në Kosovë

Pas këtyre aktakuzave, do shkaktohen probleme në politikën e brendshme dhe të jashtme.’

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco