Isa Mustafa i bëri ftesë PDK-së, ja si i përgjigjet Enver Hoxhaj

Isa Mustafa i bëri ftesë PDK-së, ja si i përgjigjet Enver Hoxhaj

21:40, 24/11/2020

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur për ftesën e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa për bisedime lidhur me postin e presidentit të vendit.

Hoxhaj tha se ftesa i takon shefit të koalicionit qeverisës. Sipas Hoxhajt fillimisht partitë në pushtet duhet t’i harmonizojnë qëndrimet për këtë çështje para se të ulen në tavolinën e diskutimeve.

“Isa Mustafa në fund të fundit është shefi i koalicionit dhe i takon partisë më të madhe që të ftojë një takim të tillë”, tha Hoxhaj në Pressing.

“Partnerët e koalicionit janë një palë dhe ne të tjerët sepse ne jemi në opozitë”, shtoi ai.

“Temën e çështjes së presidentit e shohim si temë të përbashkët me partnerët e koalicionit. Ata duhet t’i harmonizojnë qëndrimet”, tha Hoxhaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco