Haradinaj: Shyqyr që s’janë ato akuza, me thanë bota që kemi nxjerrë edhe veshka

Haradinaj: Shyqyr që s’janë ato akuza, me thanë bota që kemi nxjerrë edhe veshka

21:15, 24/11/2020

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në vazhdim të emisionit “Debat” të RTK-së ka folur edhe për aktakuzat ndaj krerëve të UÇK-së dhe paraqitje e tyre në Hagë.

Haradinaj për akuzat e pretenduara nga Dick Marty për trafikim organesh në Kosovë, thotë se shumë mirë që këto deklarata kanë rënë poshtë.

“Ska logjikë me thanë që pse është e s’është. Shyqyr që s’është. Me thanë bota këta kanë nxjerrë veshka, trafikim organesh”, ka theksuar Haradinaj.

Haradinaj në anën tjetër është pyetur edhe për deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për luftë

“Vuçiq ia bëri një nder çështjes me këtë deklaratë. Nëse bie me shku në ndonjë kryeqytet, e sheh që tema ka mbetur gjallë”, ka thënë Haradinaj. /RTKLive/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco