Hoxhaj ia jep një lajm të keq kandidatit për president, Haradinajt

Hoxhaj ia jep një lajm të keq kandidatit për president, Haradinajt

20:47, 24/11/2020

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj thotë se kjo parti nuk ka votë për Ramush Haradinajn për president.

I ftuar në T7, Hoxhaj tha se ata nuk do të votojnë dikë jashtë PDK-së për të parin e shtetit.

“Ne nuk kemi vota për një kandidat i cili do të vinte nga koalicioni qeverisës. Është absurde të jetë në opozitë dhe të votosh një kandidat në pozitë”, tha Hoxhaj.

Ndërkohë ai theksoi se Partia Demokratike e Kosovës është më e goditura nga Gjykata Speciale, pasi edhe Kadri Veseli u detyra të lërë postin e udhëheqësit të kësaj partie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco