Nehat Idrizi, preferenca amerikane për president të Kosovës, Albin Kurti mund ta pranojë

Nehat Idrizi, preferenca amerikane për president të Kosovës, Albin Kurti mund ta pranojë

19:04, 24/11/2020

Ish-kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi është kandidati i preferuar i amerikanëve për postin e presidentit të Kosovës.

Burimet e Syrit bëjnë të ditur se kjo preferencë i është bërë e ditur sot edhe liderit të Vetëvendosjes Albin Kurtit, i cili ka gjasa që ta pranoje kërkesën  në mënyrë që vendi të mos shkojë me zgjedhje të parakohshme parlamentare.

VV më herët ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje dhe Kuvendi i ri ta zgjedhë presidentin e ardhshëm, por partitë e tjera e kanë kundërshtuar.

Deri tani Ramush Haradinaj ka kërkuar qe të bëhet president dhe ka kërcënuar koalicionin se do ta çojë vendin në zgjedhje nëse refuzohet kandidatura e tij.

Në këtë rast mund të jetë Vetëvendosja që do të shmangte zgjedhjet nëse pranohet oferta amerikane për Nehat Idrizin, një gjyqtar me përvojë.

Për zgjedhjen e presidentit duhen dy të tretat e votave për kuorum ndërsa mjafton që në votimin e tretë të marrë një shumice të thjeshtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco