Haziri: Të votohet Ligji për Rimëkëmbje, menaxhimi i COVID-19 gjatë dimrit do të jetë i vështirë

Haziri: Të votohet Ligji për Rimëkëmbje, menaxhimi i COVID-19 gjatë dimrit do të jetë i vështirë

15:36, 24/11/2020

Kryetari i Gjilanit, njëherësh nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziti, pas takimit që ka pasur sot me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ai ka thënë se menaxhimi i pandemisë gjatë kohës së dimrit do të jetë i  vështirë, andaj edhe duhet të votohet ky projektligj.

“Apeloj jo vetëm te deputetët e zonës së Gjilanit, por te të gjithë deputetët që të kontribuojnë, ta përmirësojnë nëse ka nevojë projektligjin, por ta votojnë atë pako. Menaxhimi i pandemisë gjatë kohës së dimrit do të jetë i vështirë”, ka thënë ai.

Haziri ka treguar se deri tani në këtë komunë janë kryer 7 mijë teste për COVID-19.

Sipas tij, për momentin 502 raste janë aktive me virus.

Haziri ka folur edhe për spitalin e Gjilanit, me ç’rast ka thënë se janë në finalizim të spitalit të ri të qytetit, i cili do të jetë më modern.

“Spitali dhe institucionet tjera janë në shërbim 24 orë. Njoftova ministrin që 3 ekipe nga mjekësia familjare kryejnë deri në 85 vizita në shtëpi. Ne jemi është në finalizim të spitalit të qytetit. Gjilani do të jetë një qendër që do ta ketë spitalin e qytetit modern, ku do të trajtohen të gjitha llojet e sëmundjeve”, ka thënë ai.

Përndryshe, ministri Zemaj, kërkoi nga qytetarët që të kenë kujdes e të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco