Selmanaj rikthehet në opinion me një përkujtim U vranë pabesisht nga të ligët në liri, jo në luftë

Selmanaj rikthehet në opinion me një përkujtim U vranë pabesisht nga të ligët në liri, jo në luftë

15:16, 24/11/2020

Zëvendës-kryeministri i dytë i Qeverisë Hoti, Driton Selmanaj, ka bërë një status përkujtues për dy qytetarë të vendit të vrarë pas lufte. 

Bëhet fjalë për Sebahate Tolajn dhe Isuf Haklajn, të cilët kanë marrë përkujtimin nga Selmanaj.

“I shpëtuan plumbave të armikut në luftë, por u vranë pabesisht nga të ligët në liri.” – ka shkruar ai.

Selmanaj vazhdon të jetë në shënjestër të Vetëvendosjes pas deklaratave të tij në një emision televiziv se “ishte lodhur nga qasja” për çështjen e të pagjeturve, e që nga partia e Kurtit po interpretohet si “lodhje nga të pagjeturit” dhe fyerje ndaj tyre.

Statusi i plotë: 

I shpëtuan plumbave të armikut në luftë, por u vranë pabesisht nga të ligët në liri.

Zbardhja e urdhërdhënësve dhe burgosja e tyre është më e pakta që mund të bëjmë për familjet Tolaj e Haklaj dhe gjithë kombin tonë.

Lavdi e përjetshme për Sebahate Tolajn dhe Isuf Haklajn.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco