Liberalizimi i vizave 'dhuratë' e Kosovës për Vitin e Ri?

Liberalizimi i vizave 'dhuratë' e Kosovës për Vitin e Ri?

15:11, 24/11/2020

Pas pak ditësh, një delegacion i zyrtarëve të lartë nga Kosova do të mbajë takim virtual me zyrtarë të Francës.

I gjithë ky takim është aranzhuar për të biseduar rreth liberalizimit të vizave.

Kjo së  paku është thënë të jetë arsyeja e takimit mes dy grupeve teknike që do të bisedojnë me 26 dhe 27 nëntor, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu kishte njoftuar, kryeministri Avdullah Hoti, javën që shkoi përmes një postimi në llogarinë e tij në faecbook.

E këtë takim të paralajmëruar nga Hoti, analisti politikë, Mazllum Baraliu, e sheh si një hap të rëndësishëm që kosovarët të udhëtojnë pa viza vitin 2021.

“Meqenëse Franca është shtete vendimtar i cili deri me tani qartazi ka bërë pengesa, nuk kanë dashur përfaqësuesi i këtij shteti të jap pëlqimin për liberalizmin kur janë bërë takimet e ministrave e shteteve anëtare të BE-së. Me tepër kur me iniciativë të Presidentit Macron është zhvilluar një bisede me Kryeministrinë tonë, unë mendoj që do të ketë efekt dhe do të ketë suksesë, pasi që në të vërtetët është fundi i turpit i Bashkimi Evropian, të disa shteteve të cilat pa arsye i kanë penguar liberalizmin e vizave”, ka thënë Baraliu për Infokus.

Baraliu pret nga Gjermania që të bëjë liberalizmin e vizave në kohën kur ajo është duke udhëhequr Bashkimin Evropian.

Në një prononcimi për Infokus, ai thotë se nëse nuk hiqen vizat deri në fund të muajit dhjetor atëherë Kosova do të pret me muaj e ndoshta me vite për një gjë të tillë.

“Unë shpresoj pikërisht këtë sepse pas presidencës së Gjermanisë, nuk mund të pritet liberalizmi i vizave, nëse Gjermani nuk bënë asgjë brenda këtyre gjashtë muajve atëhëe është për tu shqetësuar, pasi mund të mbetet procesi i liberalizimi i vizave  me muaj dhe vite pa u realizuar”, ka thënë ai.

Kujtojmë që me 20 nëntor , kryeministri Avdullah Hoti ka zhvilluar takim virtual me presidentin Emmanuel Macron.

“Më 26 dhe 27 nëntor 2020 do të mbahet takimi virtual i delegacioneve teknike nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës Franceze, lidhur me bashkëpunim bilateral në fushën e sigurisë dhe me fokus në çështje që lidhen me liberalizimin e vizave”, kishte shkruar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco