Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas takimit me Grupin 6+, ka folur për media.
Ai ka thënë se ky takim ka ardhë pasi që ky grup e kanë mangut një deputet.
“U morëm vesh që të koordinojmë me grupin tonë parlamentar, sepse është edhe rregullja e Kuvendit të vazhdojënë deri të bashkangjiten”.
Mustafa tha se në javën tjetër të ulen dhe të bisedojnë me partitë për çështjen e presidentit.
“Të organizojmë një tryezë të përbashkët me subjektet parlamentare, me ata që janë të gatshëm të marrin pjesë. Do të gjejmë përpjekje ta gjejmë një zgjidhje, pasi që sipas mendimit tonë është më mirë që të shkojmë në zgjedhje”, tha lideri i LDK-së.
© SYRI.net