Këto janë dy kushtet që PDK-ja i vendosi LDK-së për hyrjen në Qeveri

Këto janë dy kushtet që PDK-ja i vendosi LDK-së për hyrjen në Qeveri

12:01, 24/11/2020 Nga A.ZH

Ka disa javë që është përfolur për futjen e Partisë Demokratike të Kosovës në koalicionin qeverisës dhe krijimin e numrave në Kuvend që kriza politike të tejkalohet. 

Edhe pse në parim PDK në vazhdimësi ka deklaruar se do të qëndrojë në opozitë dhe është e gatshme për zgjedhje, si duket një gjë e tillë nuk do të ndodh.

Kështu së paku po thotë Arton Demhasaj për Syri.net Kosovën, duke u shprehur se PDK brenda këtij viti do të hyjë në qeveri. 

“PDK-së dhe LDK-së nuk po i përshtatet shkuarja në zgjedhje për shkak të rezultateve të dobëta në elektorat andaj edhe një zgjerim i koalicioni pritet të ndodh ka fundi i dhjetorit më së largu në janar të 2021, të futet edhe PDK-ja në qeveri. Krejt kjo është se si do negociohet e të arrihet marrëveshja”.

Tutje shton se PDK tashmë i ka vendosur edhe dy kushte kyçe që të futet në Qeveri.

‘Me sa kam informacion, PDK-ja ka dy kushte për t’iu bashkuar qeverisë, ajo është mbështetja e projektligjit për vlerat e UÇK-së dhe posti i presidentit. Se sa kanë mu realizua këto mbetet mu pa, por prapë se prapë përfshirja e PDK-së në koalicion nuk i jep zgjedhje postit të presidentit  për shkak se AAK e ka kandidatin e saj dhe nuk po pranon të heq dorë. Prandaj zgjedhja e presidentit në asnjë mënyrë nuk mund të ndodh pa votat e AAK-së sepse nevojiten 80 deputetë që të jenë të pranishëm në Kuvend që të bëhet kuorumi. Për mua më e rëndësishme është roli i  AAK-së tani për tani se sa i PDK-së, sepse pozicioni politik aktual i partisë së Haradinajt është më i fortë për faktin se LDK e PDK pa votat e tyre nuk mund të zgjedhin asnjë emër për president, e shto këtu faktin që LVV e kundërshton edhe kandidaturën e Haradianjt apo emrat e tjerët të përfolur në media” – tha Demhasaj për Syri.net Kosovën.

Ndërsa, sa i përket zgjedhjes së presidentit, Hoti tha se janë vetëm dy opsione, ai i një emri të përbashkët me dakordim të partive politike, ose shkuarja në zgjedhje.

 “Është më se e qartë se vendi s’ka president edhe në bazë të Kushtetutës ne duhet ta zgjedhim presidentin e ri, për zgjedhjen e tij duhen së paku 80 vota në Kuvend, të cilat vota sigurisht ky koalicion qeverisës nuk i ka. Që nënkupton nevojën që ne të ulemi me partitë politike parlamentare opozitare për të parë nëse ka ka dakordim për zgjedhjen e presidentit, të cilën gjë shpresoj se do ta bëjmë së shpejti. Nëse ka dakordim të tillë, atëherë sigurisht duhet të dakordohemi për datën e zgjedhjeve, sigurisht një datë e përshtatshme për qytetarët. Këto janë dy rrugë kushtetuese që do të ndiqen në javët dhe në muajt e ardhshëm. Unë besoj se shpejt do të organizohet tryeza e parë e partive ku do të shtrohen këto tema. Edhe unë po angazhohem në këtë drejtim. Nëse ka vullnet për zgjedhje të presidentit, për emra konkret, drejt një emri të përbashkët e nëse s’ka flasim për datë të zgjedhje. Tjetër opsion nuk ka”, ka thënë Hoti 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco