Çka po ndodh me Vetëvendosjen, boshatisen zyrat e saj

Çka po ndodh me Vetëvendosjen, boshatisen zyrat e saj

09:27, 24/11/2020

Lëvizjen Vetëvendosje nuk po e zë vendi, vend. Edhe një herë ky subjekt politik po e ndryshon lokacionin e selisë qendrore.

Selia që ndodhej në lagjen Arbëria ka filluar të boshatiset. Po thuajse gati çdo ditë aktivistët e Vetëvendosjes, me mëngjes zgjohen për të larguar gjëra nga zyra. Prej tavolinave e deri te orenditë më të vogla po largohen nga objekti i Vetëvendosjes.

Në fotografitë e siguruara nga Syri.net Kosova, shihen orendi për nevoja të zyrës e që janë nxjerr nga selia e LVV-së.

Syri ka tentuar të marrë një prononcim të zëdhënësit të saj, Përparim Kryeziut por ky nuk i është përgjigjur thirrjeve dhe mesazheve tona, deri në momentin kur po publikohet ky lajm.

Por bazuar në informacionet tona, kjo parit pritet që zyret e reja t’i ketë rrugës për parkun e Gërmisë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco