Rritja e rasteve me Covid-19/ Hoti: E kemi situatën nën kontroll

Rritja e rasteve me Covid-19/ Hoti: E kemi situatën nën kontroll

21:18, 31/10/2020

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka reaguar pas rritjes enorme të rasteve me COVID-19 në Kosovë

 

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vetëm duke respektuar masat mund ta vëmë në kontroll këtë valë të dytë të virusit.

Ai ka përmendur se numri i testimeve po rritet, e bashkë me të edhe numri i rasteve, mirëpo që sipas tij Kosova vazhdon ta ketë situatën nën kontroll.

Sipas tij, Kosova madje qëndron shumë më mirë se vendet në Evropë dhe në rajon.

“Numri i testimeve për COVID-19 po rritet, sikurse po rritet edhe numri i rasteve. Ne vazhdojmë ta kemi situatën nën kontroll dhe kemi shumë më pak të infektuar në krahasim me rajonin dhe Evropën. Institucionet tona po e bëjnë të pamundurën që ta mbajnë nën kontrollë këtë situatë, sidomos stafi shëndetësor, prandaj t’i ndihmojmë ata”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë!

Vetëm duke mbajtur maskën dhe duke ruajtur distancën, mund ta fusim nën kontroll këtë valë të dytë të #COVID19 dhe ta mundim virusin.

Numri i testimeve për COVID-19 po rritet, sikurse po rritet edhe numri i rasteve. Ne vazhdojmë ta kemi situatën nën kontroll dhe kemi shumë më pak të infektuar në krahasim me rajonin dhe Evropën. Institucionet tona po e bëjnë të pamundurën që ta mbajnë nën kontrollë këtë situatë, sidomos stafi shëndetësor, prandaj t’i ndihmojmë ata.

Ta bëjmë këtë për shëndetin tonë, të familjes dhe të afërmve tanë. Ta bëjmë për mirëqenien tonë.

Trajektores së kuqe që ka filluar të ngrihet, mund t’ia ndalim hovin vetëm duke i rrespektuar masat për parandalim të përhapjes së virusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco