Kosova ua uron zgjedhjet presidenciale aleatit strategjik SHBA-ve

Kosova ua uron zgjedhjet presidenciale aleatit strategjik SHBA-ve

16:28, 31/10/2020

Aktiviteti i radhës së shoqatës "Miqtë e Amerikës", ishte urimi për zgjedhjet presidenciale në SHBA që do të mbahen më 3 nëntor dhe u zhvillua me moton:
"Le të dëgjohet zëri juaj" - "Let your voice be heard".

Kryetari Agim Rexhepi, tha se me këte veprim e moto dërguan mesazhe tek bashkkombasit tanë që jetojnë e veprojnë në SHBA e që kanë të drejt vote që të dalin masovikisht në zgjedhje.

Ai shtoi se njëkohësisht ky është urimi që iu adresohet popullit e institucioneve të SHBA-ve, që ne mund edhe të kemi simpati e preferenca personale për njërin apo tjetrin kandidat, por kur është çështja zyrtare ne e as përfaqsuesit e institucioneve të Kosovës nuk kemi anime politike, ngase ne i respektojmë kandidatët për president të Republikanëve e Demokratëve, sepse ne shqiptarët e popujt tjerë që jetojnë në Kosovë e kudo në rajon kemi pas, kemi e do ta kemi edhe në të ardhmen përkrahjen e 2 partive.

"Andaj edhe një herë i ftojmë bashkombasit tanë me të drejtë vote në SHBA që të votojnë pa hezitim për të dy kandidatët (votoni për atë që mendoni se më së mirë do ti përfaqësoj interesat e SHBA)", tha kryetari Agim Rexhepi.

Në aktivitetin e sotëm u prezentua posteri me të gjithë presidentët e SHBA-ve, i cili poster veq ka fillu tu dhurohet shumë qytetarëve e institucioneve anekand Kosovës. 

Botimin e këti posterit, nderim për zgjedhjet presidenciale në SHBA 2020, e mundësoi Drejtorati për Arsim i Komunës së Fushë Kosovës në krye me drejtorin Islam Shabanin dhe institucionet tjera komunale.

Aktiviteti u zhvillua para shtatores së Skenderbeut (jo rastësisht ngase edhe në këtë mënyrë dërguan mesazhe).

Derisa u zhvillua aktiviteti që zgjati 1 orë, para panos u fotografuan me qindra qytetarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco