Basha: Kam ndjekur rastet e 4 të afërmve me Covid, sistemi shëndetësor është në kolaps

Basha: Kam ndjekur rastet e 4 të afërmve me Covid, sistemi shëndetësor është në kolaps

12:48, 31/10/2020

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha deklaroi në konferencën për shtyp se ka ndjekur nga afër rastet e 4 të afërmve të prekur nga koronavirusi i ri.

“Në 24 orët e fundit e kam parë nga afër se sa i kolapsuar është sistemi shëndetësor, duke u angazhuar me 4 raste të afërmish me COVID.

Pavarësisht kërkesave të këtyre rasteve, testimi i pacientëve është refuzuar nga ISHP Mungesa e testimeve është përpjekje e qëllimshme për të fshehur të vërtetën.

Shifrat e raportuara, nuk përfshijnë me qindra raste që as nuk testohen, as nuk kurohen nga sistemi shëndetësor. Refuzimi i organizuar i testimit të të sëmurëve është përgjegjësi personale e Edi Ramës.

Përhapja e shpejtë e infeksionit vjen pasojë e mostestimit dhe mostrajtimit të mijëra rasteve me COVID.

Pjesa dërrmuese e qytetarëve nuk përballojnë dot çmimet e larta të ilaçeve. Pensionistët, qytetarët më të varfër, kanë edhe shpenzimet më të larta për ilaçe.

Përgjegjësi i kësaj situate është zhdukur dhe ka inskenuar bredhje Tiranë-Kukës i shoqëruar nga autokolona mbrojtjeje,” tha Basha.

"Rama refuzon të japë përgjigje për mosblerjen e tamponëve dhe disbursimin e parave për  oligarkët në kohë pandemie.

Refuzon të përgjigjet pse hap para kamerave disa herë spitalin COVID 3 dhe nuk e hap asnjë ditë për pacientët.

I fshihet pyetjes se përse nuk paguan bonusin për mjekët dhe infermierët. Asnjë përgjigje për mostestimin e mësuesve, për mospajisjen e shkollave me mjete mbrojtëse," tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco